Vetëm në Tiranë, në 11 njësitë administrative, janë shpallur 10 mijë e 740 vota të pavlefshme. Përveç gabimeve të rastësishme, në 30 qershor u vu re një tendencë për të “djegur” qëllimisht votën.
Numri më i madh i votave të pavlefshme ka rezultuar në njësitë 2, 5 dhe 7 që njihet dhe si bastione të PS-së.
Por në rang vendi kishte dhe mijëra të tjera. Ato kanë ardhur si rezultat i zgjedhësve të pakënaqur nga palët, por mbi të gjitha nga zgjedhjet me vetëm 1 kandidat.
Nëpër fletë votimi kishte të shkruar “Më detyruan” “Nuk jam dele”, apo dhe “Kecat e dajës” nga faqja e njohur e memeve “Brryli broadway”./ Opinion.al