Një nga të plagosurit e nxjerrë nga rrënojat e pallateve në Durrës është transportuar drejt Italisë.
Mediat fqinje bëjnë me dije se një burrë rreth 40 vjeç është transportuar në Bari me një helikopter të Mbrojtjes Civile Italiane që po ndihmon në operacionet e kërkim – shpëtimit.
I plagosuri pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në repartin e neurokirurgjisë pasi ka hematoma të shumta dhe dëmtime në kokë.
Deri tani janë 65 persona që po marrin ndihmë në spitale dhe 8 nga ata janë në gjendje të rëndë.
Në orët në vazhdim pritet që të plagosur të tjerë të nisen jashtë vendit për ndihmë të specializuar mjekësore. /Opinion.al