Një kryeministrër që shkon në punë me taksi? Mbase duket e çuditshme, por kështu e ka nisur ditën e tij të parë të punës kreu i ri i qeverisë malazeze Zdravko Krivokapić.
Duket se veprimi i kryeministrit të Malit të Zi për të hequr dorë nga makinat e luksit, ndryshe nga homologët e tij në Ballkan, ka shkaktuar jo pak reagime.
Ky është një fillim i mbarë, por ngelet për tu parë se si do të vijoj më tej puna e Krivokapić. Kujtojmë që Parlamenti i Malit të Zi miratoi më 4 dhjetor qeverinë e re me kryeministër Zdravko Krivokapiçin. Ndërkohë, 28 deputetë votuan kundër, ndërsa një deputet abstenoi.
Shqiptari Dritan Abazoviç u zgjodh zv.kryeministër i Malit të Zi, pasi mbështeti koalicionin anti-Gjukanoviç përmes nismës civile URA. Qeveria mori 28 vota kundër dhe 1 abstenim. Qeveria e re e cila u votëbesuar do të vijoj punën me 12 ministri./ Opinion.al
View this post on Instagram