Në një konferencë për mediat, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për objektivin e Policisë së Shtetit për vitin 2024.
Ai theksoi se armëmbajtja pa leje vijon të jetë një fenomen negativ në Shqipëri që çon në rritjen e ngjarjeve kriminale në vendin tonë.
Balla ka shprehur angazhimin për t’i dhënë fund rasteve të armëmbajtjes pa leje në kroskotet e makinave apo nëpër çantat e krahut siç ndodh rëndom në rrugët e Tiranës dhe në rang kombëtar.
“Objektivi im dhe i Policisë së Shtetit në 2024 është për një qasje edhe më të ashpër ndaj çdolloj forme posedimi apo armëmbajtje pa leje. Kjo është një arrogancë e hapur ndaj ligjit dhe ndaj komunitetit. Dhe ne do t’i japim fund çdo lloj shprehje publike të personave të cilët shfaqen në bare, në mjedise publike me armë me vete apo armë të fshehura në kroskotet e makinave apo në vende të tjera”, theksoi ministri i Brendshëm.