“Me apo pa opozitën reformat do të ecin përpara”. Është ky mesazhi që u është përcjellë socialistëve në mbledhjen me dyer të mbyllurat të grupit parlamentar. Mësohet se në mbledhje janë diskutuar sfidat e parlamentit këtë sesion të ri.
Objektivi kryesor është roli i Kuvendit në procesin e integrimit si në ushtrimin e kontrollit ndaj institucioneve ashtu edhe në miratimin e ligjeve si kërkesë e BE.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon prej orës 10:00 një mbledhje me dyer të mbyllura me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.
Mbledhja zhvillohet pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026.

















