Një 29-vjeçar është mbytur ditën e sotme në plazhin e Zvërnecit. Mësohet se viktima është Robert Duraj, nga fshati Peshtan i Fierit.
Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë një grupi hetimor ndodhet në vendin ku ndodhi ngjarjes për të zbuluar detaje nga mbytja e 29-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:56, në plazhin e Zvërnecit, dyshohet se është mbytur në det 29 vjeçari R.D., nga fshati Peshtan i Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh