Një anije transporti është përplasur e më pas është mbytur në brigjet shkëmbore të ishullit Andros në detin Egje.
Sipas autoriteteve greke, anija “Cabrera” po lundronte në det me destinacion Finlandën, e ngarkuar me 3.500 tonë hekur.
Ende nuk dihen rrethanat e devijimit të kursit të saj dhe përplasja me shkëmbinjtë e ishullit Andros, por roja bregdetare sqaroi se mbas përplasjes mjeti lundrues u dëmtua duke futur ujë në hambarë e më pas u fundos.
Menjëherë në zonë mbërritën tre rimorkiatorë dhe një helikopter, i cili mundi të shpëtojë 9 anëtarët e ekuipazhit, të cilët u dërguan në spital në gjendje ipotermie, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
Roja bregdetare njoftoi se në bordin e anijes gjendeshin më shumë se 20.000 litra naftë, çka pritet të krijojnë ndotje.
Autoritet thanë më tej se në temperatura e ujërave detare ishte afër zero gradë, ndërsa dallgët llogariteshin në 7-8 ballë./T.Ch