Një 59-vjeçar është mbytur ditën e sotme në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, në Sarandë.
Sipas policisë dyshohet se viktima me inicialet Xh.Ll, banues në Librazhd të jetë mbytur aksidentalisht.
“Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al