Mbyllja e Urës, radhë e gjatë automjetesh në Fushë-Milot

Kjo ishte situata këtë të shtunë në Fushë-Milot mbyllja e Urës së Milotit shkaktoi kaos. Shumë qytetarë, kryesisht edhe nga Kosova zgjodhën që të kalonin në këtë aks.


Situata më problematike u paraqit në nyjën ku Rruga e Kombit bashkohet me superstradën. U regjistrua trafik i rënduar dhe radha e automjeteve shkoi në disa kilometra.

“E jashtëzakonshme, po e shikoni edhe vetë. Nuk bën vaki kështu në këtë kohë.”

“Për dy kilometra e kemi bërë për një orë.”

“Është shumë problem, duhet të ishte më e shpejtë për të shkuar. Kemi gati një orë për në trafik.”

Kjo nyjë lehtësonte ndjeshëm trafikun pasi përdoren si rrugë alternative.

“Ndalimi i qarkullimit në këtë urë ka shtuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në aksin kryesor Tiranë-Fushë Milot-Lezhë-Shkodër. Kjo është përdorur si rrugë alternative për të gjithë banorët, por edhe pushuesit me origjinë nga Kosova, të cilët jetojnë në Kosovë, apo në vende të tjera të Europës, të cilët e kanë përdorur si rrugë alternative për t’iu shmangur sado pak trafikut në aksin kryesor”, Valmir Nikolli, shef i Qarkullimit Rrugor.

Autoritetet kërkojnë që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore.

“Jemi në pritje të dhënies së informacioneve, që ne edhe në të bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe orientimin e rrymave të trafikut”, shtoi Valmir Nikolli.

Ura e vjetër mbi lumin Mat u mbyll nga ARRSH për arsye sigurie pasi këmbët e strukturës janë dëmtuar.

Klan News



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT