Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllja e TikTok për një vit në Shqipëri, Reuters sjell zëra pro e kundër

2025/01/02 at 4:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllja e TikTok për një vit në Shqipëri, Reuters sjell zëra pro e kundër

“Brenda TikTok-ut të Kinës nuk sheh huliganizëm, perversitet, dhunë, bullizëm, krim, thika rrezole, ndërsa në TikTok jashtë Kinës vetëm llum dhe të poshtër. Pse na duhet kjo?”


Kjo deklaratë e kryeministrit Rama në dhjetor të vitit të kaluar për të mbyllur platformën e TiKTok-ut në Shqipëri ka risjellë sërish këtë çështje në vëmendje të mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve “Reuters”i ka kushtuar një reportazh të gjatë këtij vendimi, duke sjellë opinione të ndryshme të qytetarëve.

Një pjesë e tyre e shohin këtë masë të kryeminstrit Rama si një mundësi për të shmangur sadopak fenomenin e dhunës të promovuar nga ky aplikacion, krysisht në gjirin e të rinjve.

“Të gjitha qeveritë që kanë marrë vendime të tilla u janë referuar krimeve që po ndodhin. Këta fëmijë shikojnë vetëm gjëra negative në TikTok. Mendoj se është një vendim i mirë për momentin. Le të mbyllet për momentin, të shohim se si gjërat zhvillohet pas ndalimit, atëherë është në dorën e të gjitha qeverive ta mbajnë atë të mbyllur ose jo. Unë personalisht jam në favor të mbylljes së TikTok“.

Ka nga ata që thonë se masa e vendosur nga qeveria shqiptare penalizon një pjesë të bizneseve që aktivitetin e tyre e ushtrojnë online përmes këtij aplikacioni, siç është edhe rasti i këtij të riu.

“Ndalimi i TikTok do të ketë një ndikim të madh tek unë sepse unë shkoj drejtpërdrejt në orën 23:00 dhe them: ‘Përshëndetje, si ishte dita jote? Po filloj të bëj dërgesa tani, kush dëshiron të porosisë ndonjë cigare, alkool, birrë, patatina në Tiranë do t’jua sjell unë.’ Më vjen keq për këtë sepse kam investuar shumë në këtë mënyrë marketingu, me gjithë shpirt, por, siç thashë, ka shumë shembuj negativë në TikTok, (dhe) ndoshta kryeministri (Edi Rama). duhet të eliminojë ato gjëra”.

Të tjera biznese që sigurojnë marketingun përmes këtij alikacioni kanë parë që tani të tjera rrugë si alternativë.

Kreu i qeverisë e shpalli ndalimin për një vit të aplikacionit të TikTok-ut më 21 dhjetor pasi një 14-vjeçar u godit me thikë nga një nxënës tjetër, ç’ka shkaktoi edhe protesta lidhur me ngajrjen e rëndë.

Nuk mungojnë as skeptikët singa shoqëria civile ashtu edhe nga radhët e politikës. Madje këta të fundit e shohin si pjesë të goditjes së kryeministrit ndaj kundërshtarëve në opozitë.

Aplikacioni TikTok është ndaluar plotësisht dhe pjesërisht në të paktën 20 vende, mes të cilave Franca, Gjermania e Belgjika për shkak të shqetësimeve lidhur me video të papërshtatshme ose çështje sigurie.

Vetë TikTok pas vendimit për mbylljen e platformës në Shqipëri kërkoi qartësi urgjente nga qeveria shqiptare, duke sqaruar se viktima nuk kishte llogari në këtë aplikacion dhe se raportet e shumta kanë konfirmuar që videot që çuan në vrasjen e 14-vjeçarit në vendin tonë postoheshin në një platformë tjetër dhe jo në TikTok./ TV Klan



Ju sugjerojmë

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Para
Partia e Lirisë nis fushatën elektorale, Blushi: Dumani mercenar i Ramës, PL pret tri mandate në qarkun e Korçës

Partia e Lirisë nis fushatën elektorale, Blushi: Dumani mercenar i Ramës, PL pret tri mandate në qarkun e Korçës

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë

Makina përplas 87-vjeçarin në aksin Këlcyrë Përmet

Kreu aktin terrorist dhe u mori jetën 15 personave, zbulohen detajet  për autorin, planifikoi ekzekutimin e familjarëve,

Kreu aktin terrorist dhe u mori jetën 15 personave, zbulohen detajet për autorin, planifikoi ekzekutimin e familjarëve,
















TE FUNDIT

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
12 Korrik, 2025

3 radarë inteligjentë “Poliscan” do të monitorojnë të gjitha akset rrugore në 24 orë, për 7 ditë të javës. Sipas...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
12 Korrik, 2025

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një 19 vjeçar, i cili...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
12 Korrik, 2025

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
12 Korrik, 2025

Dashi Pozicioni i yjeve do t’ju detyrojë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Nëse doni shprehni ndjenjat. Kjo do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com