Prestigjozja britanike “The Independent” do të mbyllë versionin në print për tu përqëndruar vetëm në atë online.
Versioni i fundit i shtypur i “The Independent” do të dalë të shtunën më 26 mars.
Lajmi është dhënë nga grupi mediatik “ESI”, i zotëruar nga Evgeny Lebedev, djali i Alexander Lebedev, miliarderi rus që bleu “The Independent” për vetëm 1 paund.
Ai tha se “ky vendim ruan emrin e Independent dhe na lejon ne që të vazhdojmë të investojmë në cilësinë e editorialeve tona për të tërhequr gjithnjë e më shumë lexues në platformën tonë online”.