Ka zgjatur rreth dy orë protesta e opozitës, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Gjatë protestës mbajtën fjalën para protestuesve disa nga eksponentët e Partisë Demokratike dhe nuk mungoi as fjala e Berishës, i cili përshëndeti online protestuesit.
Protesta ishte përgjithësisht e qetë, me disa incidente të vogla, pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, ku disa qytetarë hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të kryeministrisë.