Protestuesit të cilët morën pjesë në tubimin e thirrur nga opozita i janë drejtuar banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Bashkë me to ishte edhe deputeti Gazment Bardhi, i cili u është bashkuar simpatizantëve të Berishës në drejtim të rrugës “Mustafa Matohiti”.
Kujtojmë se Bardhi dhe deputetët mbështetës të tij nuk kanë marrë pjesë në tubimet e zhvilluara thuajse çdo mbrëmje pranë banesës së Berishës, që prej vendosjes së këtij të fundit në arrest shtëpiak.