Mbyllet pjesa e parë me Shqipërinë në avantazh.
Në minutën e 43 ka pasur momente tensioni në fushë.
Emreli është përplasur me Asllanin, pasi mesfushori shqiptar u ndërpreu rrugën.
Arbitri qetësoi situatën dhe akordoi goditje dënimi.
Kujtojmë se në mesfushë dhe sulm po luajmë me Ramadanin, Asllanin, Bajramin, Asanin, Seferin dhe Brojën.
Nga ana tjetër, në mbrojtje janë rikthyer Hysaj dhe Gjimshiti, ndryshe nga miqësorja e fundit me Lihtenshteinin, të cilët zëvendësojnë Balliun dhe Ismajlin, me Ajetin dhe Mitajn që qëndrojnë të paprekur, ndërsa në portë është zgjedhur Strakosha, që zëvendëson Etrit Berishën.