Është mbyllur pas thuajse 2 orësh protesta para Kryeministrisë. Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë paralajmëruar se protestat vazhdojnë çdo ditë në orën 17:00, ndërsa të shtunën protesta nis nga sheshi “Skënderbej” dhe më pas vazhdon marshimi në drejtim të Kryeministrisë.
Organizatorët e protestës thanë se kjo protestë nuk do të ndalet deri sa kryeministri Rama dhe qeveria të plotësojnë kërkesat e tyre.
Protestuesit po largohen nga Kryeministria, ndërsa nuk dihet nëse do të bëjnë bllokimin e ndonjë rruge, ashtu siç kanë bërë edhe në ditët e tjera të protestës. Kjo ishte dita e 6-të e protestës që zhvillohet para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve./Opinion.al