Është mbyllur operacioni i kërkim-shpëtimit për personat e zhdukur tek pallati i shembur në Durrës pranë godinës së Kryqit të Kuq.
Bëhet fjalë për pallatin 6-katësh që u fundos dy kate nën tokë ku u gjet dhe 30- vjeçarja Diena, vajza e saj 8 vjeçare Esiela si dhe e ëma Roza.
Ndërkohë, vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës në zonën e njohur si “Dy gjelat”. Në këtë operacion po marrin pjesë specialistët francezë të emergjencave civile dhe efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura.
Sipas informacioneve, grupi i kërkim shpëtimit po kërkon në zonën e “Dy gjelat”, për dy trupa të tjerë, të cilët ndodhen nën rrënoja./ Opinion.al