Teksa humbën garën në Bashkinë e Lezhës pasi Pjerin Ndreu u shpall fitues kundrejt kandidatit Pashk Gjonit, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka shënuar një rezultat shumë të dobët edhe për këshillin bashkiak, duke u renditur si forcë e tretë.
Nga të dhënat përfundimtare të numërimit të 126 kutive, Partia Socialiste ka marrë shumicën në këtë këshill, një pjesë të votave kishte mbledhur Partia Social Demokrate e Tom Doshit dhe i fundit është renditur koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Sipas statistikave, Partia Socialiste do të ketë 9 këshilltarë, PSD-ja 7 ndërsa “Bashkë Fitojmë” 6 këshilltarë./Opinion.al