Partia Socialiste ka fituar edhe në Kolonjë. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka shpalli fitoren me kryetarin aktual të bashkisë, Erion Isain që fitoi një mandat të dytë.
“Falënderoj çdo kolonjar e kolonjare që na kanë mbështetur që besuan votën te ne, tek Erion Isai, tek Edi Rama dhe PS. Ky besim është detyrim dhe angazhim për ne”, tha ministrja Xhaçka në një dalje për mediat.