Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet edicioni i 9-të i kursit UEFA PRO, Presidenti Duka: Uroj të ndihmoni futbollin shqiptar

2024/12/09 at 6:18 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet edicioni i 9-të i kursit UEFA PRO, Presidenti Duka: Uroj të ndihmoni futbollin shqiptar

Ka përfunduar edicioni i nëntë i kursit të të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli.

Një kurs i UEFA-s, por i organizuar dhe udhëhequr nga Sektori i Edukimit në FSHF rreth 12 muaj. 21 figura të njohura të futbollit jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Argjentina, morën sot diplomën e UEFA PRO në një ceremoni të organizuar nga FSHF në “Shtëpinë e Futbollit”

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili u uroi shumë suksese në të ardhmen trajnerëve të sapodiplomuar dhe ta ndihmojnë sa më shumë futbollin shqiptar.

Presidenti Duka theksoi se dera e FSHF-së është e hapur për bashkëpunime dhe për përmirësimin e sportit më popullor në Shqipëri.

“Ju falënderoj për punën tuaj gjatë këtij viti në kursin UEFA PRO. Jam shumë i sigurt që ju e konsideroni këtë kurs ashtu sikurse duhet ta konsiderojnë të gjithë, jo thjesht si një kurs për të marrë një licencë, por për të zhvilluar njohuritë. Jam shumë i bindur që në kurse nuk zhvillohen njohuritë duke dëgjuar lektorët, por duke shkëmbyer eksperienca sepse ju jeni të gjithë trajnerë profesionistë, keni eksperienca për të ndarë me njëri-tjetrin por edhe me lektorët.

Trajnimi është një nga kolonat bazë dhe për këtë ne në strategjinë tonë jemi përqëndruar ta përmirësojmë sa më shumë në mënyrë që të ndihmojmë futbollin. Ne në FSHF zhvillojmë të gjitha nivelet e kurseve, që nga C-ja tek UEFA PRO, në numër dhe në kualitet të kënaqshëm dhe dua të falënderoj drejtorin Pea, drejtorin e Shkollës, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe të gjithë ata që punojnë. Kurset e FSHF-janë kualitative. Tani pritet që ato që ju keni shkëmbyer në kurse, t’i implementojmë në terren, ta ndihmojmë futbollin.

Ju jeni niveli më i lartë, në nivelin e lektorit tashmë. Jo vetëm se merrni diplomën, por për të gjithë eksperiencën dhe kontributin tuaj në futbollin e luajtur dhe në trajnim. Dera e FSHF-së do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunime dhe përmirësimin e futbollit” , tha Presidenti Duka në fjalën e tij përshëndetëse.

Në edicionin e nëntë të kursit “UEFA PRO”, kursantët kanë pasur mundësi të ndjekin leksione ku të ftuar kanë qenë emra të mëdhenj të futbollit si trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, ish-kampioni i botës me Italinë, Fabio Cannavaro, trajneri Marco Giampaolo, Francesco Troise etj.

Ndër emrat më të njohur të futbollit që sot morën diplomën UEFA PRO janë: Pablo Javier Girod Zabaleta, Armend Dallku, Ledian Memushaj, Edmond Kapllani, Erbim Fagu, Gilman Lika, Emiljano Çela, Tefik Osmani, Albina Rrahmani, Tahir Batatina etj.

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
“Kur njerëzit mendojnë antikorrupsionin, mendojnë SPAK-u”, E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Tregon ndikimin që ka pasur

“Kur njerëzit mendojnë antikorrupsionin, mendojnë SPAK-u”, E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Tregon ndikimin që ka pasur

Si e morën rebelët kontrollin e Sirisë dhe çfarë ndodh tani që iku Assad?

Si e morën rebelët kontrollin e Sirisë dhe çfarë ndodh tani që iku Assad?

Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjithmonë për shkak të ndryshimeve klimatike

Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjithmonë për shkak të ndryshimeve klimatike

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com