Ka përfunduar numërimi i votave në primaret e Partisë Demokratike për pesë bashki të vendit.
Kështu, në Bashkinë Mat është shpallur fitues Skënder Gjuci me 478 vota ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.
Ismail Uka ka fituar balotazhin në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Ky i fundit mori 565 vota, ndërsa Uka mori 566 vota.
Ndërkohë, në Librazhd fitues është shpallur Shefki Çota me 417 vota, ndërsa Arianit Leka ka marrë vetëm 227 vota, ndërsa 14 kanë rezultuar të pavlefshme.
Në Mirditë ka marrë 528 vota Albert Melyshi dhe 332 Aleksander Lalaj, ku i pari do të jetë kandidati demokrat në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Edvar Kodheli është shpallur fitues në Fier me 579 vota kundrejt 340 votave të Artur Mahmutaj./Opinion.al