Dy punonjës të Bashkisë së Pogradecit janë arrestuar nga policia. Dy të arrestuarit janë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë. Ata akuzohen për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.
Sipas policisë ata janë kapur në flagrancë, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi.
Po ashtu edhe në Mallakastër policia ka arrestuar 2 punonjës të Bashkisë si dhe rojen e një shkolle në qytetin e Ballshit. PO ashtu është shpallur në kërkim nënkryetari i Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.
Edhe në këtë rast ata sipas policisë kanë mbyllur 2 shkolla në qytetin e Ballshit dhe 21 shkolla në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi./ Opinion.al