Pas 6 orësh, janë mbyllur punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Në këtë Konventë u miratua statuti dhe 5 prioritetet si dhe u votuan kandidaturat për President dhe zv. President të kësaj force politike.
Gjatë Konventës janë prezantuar edhe objektivat e Partisë së Lirisë, ku njëra ndër ta mbetet që Shqipëria të ketë popullsi prej së paku 4 milionë banorë.
Gjithashtu u miratua edhe rritja e financimeve për gratë në parti.
Në fjalën përmbyllëse, Meta i falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe njoftoi se në orën 20:00 do të jenë te Rruga Mustafa Matohiti në protestën që zhvillohet poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023.
Ndërsa pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë./Opinion.al