Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllen hetimet për vrasjen e Martin Çeços, tensione në Gjykatën e Korçës gjatë seancës së parë

2023/10/13 at 8:29 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllen hetimet për vrasjen e Martin Çeços, tensione në Gjykatën e Korçës gjatë seancës së parë

Prokuroria e Korçës pas 15 muajsh hetime për vrasjen e Martin Çeços ka mbyllur hetimet.

Sipas grupit hetimor, autorë të dyshuar të vrasjes me paramendim të 26-vjeçarit janë Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj, bariu i punësuar Bledi Angjo dhe bashkëfshatarja e tyre Martina Pajollari.

Katër personat akuzohet se e kanë kryer vrasjen në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Prokuroria pretendon se ka arritur të provojë dhe motivin i cili është xhelozia e lindur nga Valter Mollaj i martuar dhe me 3 fëmijë që kishte një lidhje dashurie të fshehtë prej 5 vitesh me 18-vjeçaren Tina Pajollari dhe nuk pranonte që kjo e fundit të lidhej me Martin Çeçon.

Gjatë hetimeve, Prokuroria pretendon se Martin Çeço dhe Martina Pajollari nuk ishin takuar kurrë me njëri-tjetrin. Po ashtu, Prokuroria shprehet se ka arritur të provojë se ditën e ngjarjes Martina Pajollari ishte në një lidhje të dyfishtë dashurie me dy persona të tjerë të fshatit Marjan, shtetasit E. M. dhe A.H., madje me njërin prej tyre kishte kryer dhe marrëdhënie seksuale kundrejt dëshirës.

Pavarësisht këtij fakti, grupi hetimor pretendon se duke u bazuar në dëshmitë e Tina Pajollarit dhe bariut Bledi Angjo, Valter Mollaj ka kërcënuar nëpërmjet telefonit Martin Ceçon dhe më pas duke përfshirë dhe kushëririn e tij Edlir Mollaj janë nisur të 4 drejt fshatit Kolanec dhe kanë dhunuar dhe më pas mbytur me litar 26-vjeçarin Martin Çeço.

Martina Pajollari ka pretenduar se dëshmitë në fazën fillestare të hetimit i janë marrë nën kërcënim dhe shantazh nga dy oficerët e policisë Leonard Ndreka dhe Klau Ogrenaj.

Pajollari ka deklaruar se ajo nuk e ka takuar apo folur kurrë me Martin Çeçon të cilin e njihte vetëm nga kërkesat për miqësi dhe mesazhet që ky i fundit i kishte dërguar në Facebook. Kërkesa dhe mesazhe të cilave nuk iu ishte përgjigjur asnjëherë.

Dy të akuzuarit e tjerë Valter dhe Edlir Mollaj e deklarojnë veten të pafajshëm. Ndërsa Bledi Angjo për të cilin ekspertiza e prokurorisë e ka nxjerrë me zhvillim të vonuar mendor, nëpërmjet avokatit mbrojtës ka kërkuar që të akuzohet vetëm për moskallëzim krimi e jo për vrasje me paramendim.

Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës është zhvilluar seanca e parë që është shoqëruar me tensione. Raportohet se nga ana e stafit të gjykatës, vëllai dhe motra e viktimës nuk janë lejuar të futen në sallë, ndërsa babai është nxjerrë pak minuta më pas për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Familjarët kërkojnë dënimin maksimal të autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor për vrasjen e Martin Çeços përbëhet nga prokurorja Oli (Ollga) Visi dhe 3 oficerët e policisë gjyqësore Leonard Ndreka, Klau Ogrenaj dhe Vangjush Menkshi./tvklan

Etiketa: hetimekorceMartin Cecovrasje

Ju sugjerojmë

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Para
Sulmet ajrore të Izraelit, Hamasi: 70 njerëz u vranë duke ikur nga qyteti i Gazës

Sulmet ajrore të Izraelit, Hamasi: 70 njerëz u vranë duke ikur nga qyteti i Gazës

Skandali i basteve në Kombëtaren Italiane, Tonali dhe Zaniolo nën hetim

Skandali i basteve në Kombëtaren Italiane, Tonali dhe Zaniolo nën hetim

Hakerat sulmojnë disa institucione shqiptare, mes tyre edhe faqja zyrtare e SHISH

Hakerat sulmojnë disa institucione shqiptare, mes tyre edhe faqja zyrtare e SHISH

TE FUNDIT

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
31 Dhjetor, 2025

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për...

Lexo më shumë

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
31 Dhjetor, 2025

Viti 2025 nxori në pah filmat që arritën të bëhen fenomene globale. 1. “Ne Zha 2” – 2,15 miliardë dollarë...

Lexo më shumë

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
31 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam...

Lexo më shumë

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
31 Dhjetor, 2025

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com