Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Edmond Papës. Mësohet se dosja ka mbërritur në gjykatë për seancën paraprake ndërsa të pandehur janë marrë Andrea Bode dhe Albana Velo. Ndaj tyre rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”.
Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt gjatë një atentati me minë të telekomanduar, ngjarje e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG, më 11 qershor 2022.
Prokuroria ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.
Kujtojmë se Edmond Papa u vra më 16 Dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Më 3 Janar 2023, u arrestua si autor i dyshuar 30 vjeçari Albano Velo.