Hetimet për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Abedin Kërnaja kanë përfunduar. Akuzat për shpërdorim të detyrës priten t’ju komunikohen më 13 dhjetor.
Dosja hetimore përmend si shkelje të kryebashkiakut dhe ish nën-kryetarit të bashkisë dhënien e një lejeje ndërtimi në komunën Margegaj.
Ai dyshohet se e kreu shpërdorimin e detyrës gjatë kohës kur mbante detyrën e kryetarit të komunës.