TIRANE- Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Lagunën e Patokut mes deputetit të përjashtuar tashmë nga PS-ja, Armando Prenga dhe fisit Calaj nga Kurbini, prokuroria ka përpiluar dosjen dhe e ka dërguar për gjykim. Armando Prenga akuzohet për plagosje të lehtë me dashje, kanosje dhe armë pa leje. Ai po ndiqet në gjendje të lirë, pasi Gjykata e Lartë vendosi ti ndryshojë masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Prokuroria bën të ditur se ka hetimet ka rezultuar se Armando Prenga ka qëlluar me armë pa leje në Komisariatin e Kurbinit. Ka kërcënuar fisin Cali, ka plagosur dy persona, por që janë konsideruar plagosje e lehtë.
DOSJA E PLOTE PER ARMANDO PRENGEN