Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa fliste për rrëzimin e kërkesave për komisione hetimore nga mazhoranca, i është drejtuar ashpwr nënkryetares Ermonela Felajt, duke e cilësuar si “turp i Shqipërisë”.
“Bërtisni sa të doni por unë po komunikoj me qytetarët. Nuk është parlamenti Prokuroria e Tiranës. Ke futur 5 familjarë të tu në prokurori, mbylle gojën mos fol fare. Ja kjo delikuente që flet këtu ka patur burrin peng nga bandat se i kishte gjobitur kur ishte prokurore. Ka 4 familjarë të saj në Prokurorinë e Tiranës, kjo bën ligjin.
Komisioni tjetër parlamentar i cili nuk u lejua është komisioni për Butrintin. Vjedhja më e madhe që mund t’i bëhet këtij kombi. Në parkun kombëtar, në një mrekulli të vërtetë, vetëm e vetëm që Edi Rama me mafien dhe drogën e tij ta mbulojë atë.
Së katërti, komisioni për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit. Nga Edi Rama e poshtë që të gjithë janë lukunia e tenderave dhe prokurimeve. Taulant bego yaris vetë ka kryer 54 udhëtime me pasaportën diplomatike të parlamentit për t’i fshehur atij ngarkesat e drogës në mbarë Europën. Komision tjetër parlamentar ishte komisioni i patronazhistëve. Parlamenti faktikisht ka asgjësuar opozitën.
Qytetarët duhet ta dinë se sot ne nisim qëndresën tonë në këtë sallë për t’u ndalur deri në triumfin e Kushtetutës, ligjit dhe votës së lirë të shqiptarëve”, tha Berisha./Opinion.al