Razvan Rat, mbrojtësi i majtë i Rumanisë dhe Rayo Vallecanos , i cili u zëvendësua në ndeshjen me Zvicrën si pasojë e një dëmtimi shpreson të jetë gati për përballjen e fundit në grup me Shqipërinë.
Ish-kapiteni i Rumunëve e pranon se përballjen me Kombëtaren shqiptare do të jetë e vështirë për ta.
“Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e vështirë. Ata rezistuan deri në fundin e kohës së rregullt ndaj Francës.
Ka shumë presion mbi ne, mbi të gjitha që askush nuk është i kënaqur me atë që na rezervoi shorti. Nuk do të jetë e lehtë pasi është e vështirë të fitosh, sidomos në finalet e një kompeticioni”, ka deklaruar ai.