Mbreti i Norvegjisë, Haraldi V ka refuzuar t’i japë dorën kryeministrit Italian.
Në Europë pushtetin e kanë Parlamentet, pavarësisht, se në krye të tyre disa shtete kanë preferuar të ruajnë traditën e vjetër, atë të monarkisë ku familja mbretërore nuk përfaqëson më pushtetin absolut, por është më shumë simbolike.
Megjithatë, ka nga ato familje mbretëror që ruajnë me fanatizëm disa tradita të hershme, mes të cilave edhe ajo që një mbret nuk të zgjat dorën.
Diçka e tillë u ruajt nga Mbreti norvegjez.
Ai ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare.
Gjatë pritjes, Matteo Rezni u mundua të tregohej sa më miqësor me mikun mbretëror dhe pas parakalimit tradicional i zgjati dorën, por përballë nuk gjeti të njëjtën gatishmëri.
Mbreti ‘refuzoi’ t’i zgjasë dorën të zotit të shtëpisë, por kjo nuk e pengoi kryeministrin italian që të vazhdojë me protokollin duke e ftuar monarkun në drejtimin të ambienteve ku do të zhvillohej takimi