Mbreti Charles mban fjalim në parlamentin italian

Mbreti Charles u bë monarku i parë britanik që mbajti një fjalim në Parlamentin italian. Ai u prit me duartrokitje të ngrohta dhe, në prani të ministrave, dhe deputetëve.

“Italia është një vend shumë i dashur për zemrën time dhe të Mbretëreshës, siç është për shumë britanikë”, tha ai, përpara se të  risillte në vëmendje disa fakte historike që bashkojnë dy vendet .

“Ishin romakët ata që u dhanë britanikëve idenë për të vendosur kokën e një mbreti mbi monedha, kështu që unë u jam veçanërisht mirënjohës atyre”.

Nuk munguan edhe shakatë gjatë fjalimit.

“Shpresoj vetëm se do të na falni nëse herë pas here kemi marre nga kuzhina juaj e mrekullueshme… Ne jemi dy popuj dhe dy kombe, historitë e të cilëve janë të ndërthurura me njëri-tjetrin dhe me ato të kontinentit evropian. Ne jemi të dy shtete evropiane në fund të fundit.”

Vizita e mbreti Charles në Itali përkon me 20 vjetorin e martesës me mbretëreshën Camila. Mbretëresha Camilla, e cila ishte në Parlament me Mbretin, kishte veshur të njëjtën veshje që pati në ditën e saj të dasmës në vitin 2005.

Më herët gjatë ditës, Mbretëreshës iu dha një pica Margherita në një vizitë në një shkollë në Romë, për përvjetorin e saj të martesës.

Klan News




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT