Mbreti Charles është diagnostikuar me një lloj kanceri, thotë Buckingham Palace.
Kanceri u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit nga prostata e zmadhuar. Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, mbreti ka filluar trajtimet.
“Mbreti pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij”- njofton Pallati Buckingham.
Ende nuk dihen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit. Edhe pse ai do të ndalojë pjesëmarrjen në ngjarjet publike, Mbreti, 75 vjeç, do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit. Ai bëri një procedurë të prostatës në një spital privat në Londër më shumë se një javë më parë.
Mbreti zgjodhi ta kryente publikisht trajtimin e tij të prostatës, me qëllimin për të inkurajuar më shumë burra që të bënin kontrolle, tha pallati mbretërorë në atë kohë.