Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbretëresha dhe princi Filip do të marrin vaksinën kundër Covid  

2020/12/06 at 8:43 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbretëresha dhe princi Filip do të marrin vaksinën kundër Covid  

Mbretëresha Britanike Elizabet do të vaksinohet në javët e ardhshme me vaksinën Pfizer-BioNTech kundër Covid – 19, e cila u miratua nga autoritetet shëndetësore britanike. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase që njoftojnë se mbretëresha 94-vjeçare dhe burri i saj Princi Filip, 99 vjeç, do të vaksinohen si kategori prioritare për shkak të moshës së tyre dhe jo nën trajtimin preferencial, raportoi “Mail” të Dielën.

Sipas gazetës, çifti mbretëror do të bëjë publik vaksinimin e tyre për të “inkurajuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur të vaksinohen”, pasi autoritetet kanë frikë se të ashtuquajturit “mohues” të vaksinave do të hedhin dyshime mbi popullatën.

Pallati Buckingham nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kërkesave të Agjencisë Franceze për komente.

“Daily Mirror” raporton se shumë të famshëm në Mbretërinë e Bashkuar janë zotuar publikisht të vaksinohen për të mbështetur këtë fushatë.

Britania i dha “dritën jeshile” javën e kaluar vaksinës së re të koronavirusit të zhvilluar nga BioNTech dhe Pfizer kundër Covid-19.

Dozat e para pritet të dorëzohen të martën, në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS) që i jep përparësi vaksinimit të njerëzve mbi 80 vjeç, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe punonjësve të shërbimeve.

Britania ka porositur 40 milion doza – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz në një vend me 67 milion banorë.

Rreth 800,000 doza pritet të jenë në dispozicion brenda javës së parë.

Vaksina Pfizer/ BioNTech duhet të ruhet në një temperaturë prej të paktën -70 gradë Celsius dhe dozat prishen brenda pesë ditësh nën temperaturat normale të ngrirjes.

Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë theksoi se vaksina do të jepet fillimisht në 50 spitale, duke pohuar se do të duhen disa orë për të shkrirë secilën vaksinë dhe për ta përgatitur atë për përdorim.

NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik) ka informuar mjekët e përgjithshëm se ata janë të gatshëm të fillojnë vaksinimet përmes shërbimeve lokale shëndetësore që nga 14 Dhjetori.

Ekipet e mjekëve vendas do të veprojnë në më shumë se 1.000 qendra vaksinimi në të gjithë vendin./Opinion.al

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Kaliforni/ Mbyllje për 27 milionë banorë, përfshihet edhe Los Anxhelos

Kaliforni/ Mbyllje për 27 milionë banorë, përfshihet edhe Los Anxhelos

Australi/22-vjeçari vrau foshnjën e tij, e bezdiste e qara

Australi/22-vjeçari vrau foshnjën e tij, e bezdiste e qara

Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu: Vijim i paslëkundjeve të 26 nëntorit

Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu: Vijim i paslëkundjeve të 26 nëntorit

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com