Një shqiptar 41-vjeçar ka ekzekutuar tre persona në një lokal në Qipro dhe ka mbetur i vrarë edhe vetë, gjatë ndërhyrjes së policisë.
Mediat e huaja raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u fut së bashku me persona të tjerë në një restorant dhe hapi zjarr drejt një tavoline ku po darkonte një biznesmen qipriot.
Ngjarja ndodhi natën e kaluar në një restorant në Agia Napa, në bregun jugor të ishullit të Qipros.
Nga të shtënat mbeti i vrarë biznesmeni dhe një cift policësh që e shoqëronin atë. Gjithçka ndodhur në sy të fëmijëve, që mbeten të traumatizuar. Policia thotë se për sulmin u përdorën kallashnikovë, nderkohe qe kane nisur hetimet.