Ditën e martë do të zhvillojë mbledhje Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Sipas burimeve, mbledhja do të fillojë në orën 17:00 dhe do të jetë online.
Në rend të ditës do të jetë fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi do të flasë mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti.