Pas një beteje disa mujore në Kuvend për ngritjen e Komisioneve Hetimore, sot do të nisë punën Komisioni i parë hetimor, nga dy të fituar nga opozita.
Komisioni hetimor për shëndetësinë do të zhvillohet sot në orën 11:00.
Ky komision do të hetojë koncesionet e Check Up dhe Sterilizimit.
Kryetare e këtij komisioni do të jetë Albana Vokshi nga PD, kurse nënkryetari është nga radhët e Partisë Socialiste, dhe do të jetë Toni Gogu.
Ngritja e këtij komisioni është pjesë dakordësisë së arritur mes PS dhe PD për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.
Në mbledhjen e sotme pritet miratimi i objektivave dhe kalendarit të punës së komisionit.