Është mbledhur sot grupi Parlamentar i PS, ku kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni.
Seanca plenare e radhës do të zhvillohet ditën e enjte më 4 korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës, pritet të ketë edhe një interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës, lidhur me skandalin në Onkologjik.
Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në vijim, gjatë mbledhjes së grupi të PS, pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm.