Mblidhet Byroja e Parlamentit për të shqyrtuar kërkesën e PD-së në lidhje me përjashtimin e Kryeministrit Rama me 10 ditë nga punimet e kuvendit.
Shkak për këtë kërkesë të PD-së, është fjala e Kryeministrit të enjten e shkuar në parlament, ku ai e cilësoi opozitën si një “tufë e vogël… që kërkon të hajë njëri tjetrin”.
Të enjten e shkuar kjo solli reagime të forta nga deputetët e opozitës, të cilët tentuat t’i ndalonin edhe fjalën kryeministrit.