Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak në Devoll ka tensionuar situatën përpara bashkisë.
Devolli është bashkia e parë në vend, ku pritet konstituimi i këshillit dhe betimi i kryetarit të ri Eduart Duro të dalë nga 30 qershori.
Mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur në sheshin përpara godinës së bashkisë në shenjë proteste pasi ata nuk e njohin 30 qershorin si datë zgjedhjesh.
Kryetari aktual Bledjon Nallbati ndodhet në zyrën e tij dhe deklaron se nuk mund të ketë kryetar ose këshill të ri pasi 30 qershori u shfuqizua.
“Ne po vijojmë punën. Nuk ka pasur zgjedhje. Populli i abandonoi. Ishin zgjedhje të PS. Bashkia po uzurpohet. Ne zbatojmë dekretin e Presidentit. 30 qershori është shfuqizuar. Do mbrojmë Kushtetutën. Nuk ka kryetar të ri, as këshill të ri. Kryetarët vijnë dhe ikin me zgjedhje. Nëse bashkia pushtohet do t’i ndalojmë dhe procedojmë pranë prokurorisë”, deklaroi Nallbati. /Opinion.al