Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për takimin, që kryeministri Edi Rama pritet të mbajë sot pasdite me administratën e Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Berisha tha se Rama po e mbledh bashkinë në antimiting, në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit.
Teksa e cilësoi takimin si krim shtetëror, ai tha se Ramën në vend që të largohet menjëherë nga qeveria, vazhdon me praktika antidemokratike dhe antiperëndimore.
“Sot thërret antimiting, thërret Bashkinë në antimiting, në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Ua them unë ju, në atë kohë ia ka mbathur me autoblinda. Ka përfunduar në tunelet e Zall Herrit. E tani mbledh punonjës patronazhistët e administratës. Do ju regjistroj emer per emer. Pjesëmarrja në atë miting përbën krim, krim elektoral dhe shtetëror, sepse ai ju thërret ju vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogë. Imagjinoni ju, mendon se në këtë mënyrë do ta kapërcejë, por tani ai është damkosur”, tha Berisha.