Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbledhja informale në Greqi, kush do të jetë i ftuari surprizë, mesazhi për Ramën

2023/08/21 at 10:01 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja informale në Greqi, kush do të jetë i ftuari surprizë, mesazhi për Ramën

Një program i ngjeshur me takime dhe kontakte ndërkombëtare është parashikuar në axhendën e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme dhe të nesërme lidhur me mbledhjen informale që zhvillohet në Athinë për Ballkanin.

Në të do të marrin pjesë një sërë liderësh ballkanikë, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku Greqia do të luajë një rol dominues në debatin për të ardhmen evropiane të rajonit e më të gjerë.

Mirëpo, një mysafir surprizë pritet të jetë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ardhja e të cilit u mbajt si sekret nga Athina ashtu dhe nga vetë Zelensky. Ky i fundit, së fundmi ka qenë në një turne evropian dhe ka vizituar Suedinë, Danimarkën dhe Holandën.

Të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi , Jakov Milatoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, dhe presidentja e Moldavisë , Maya Sandu. Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së dhe më konkretisht bëhet fjalë për kryeministrin e Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.

Në çdo rast, mungesa e madhe në konferencë do të jetë Shqipëria, e cila sipas Protothema, me mungesën e saj vë në pah “ngrirjen” e marrëdhënieve greko-shqiptare, pas burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Duke qenë se në asnjë rrethanë zoti Rama nuk mund të ftohet për të diskutuar perspektivën europiane të vendit të tij, ndërkohë që z. Beleri qëndron në burg, shkruan Protothema, ftesa i është dërguar zyrës së presidentit shqiptar, Bajram Begaj, i cili ka refuzuar dhe kështu Shqipëria nuk do të marrë pjesë.

Është e dukshme, megjithatë, se pas “pranverës” së viteve të mëparshme, marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës janë në një nivel  “të ulët barometrik”.

Më gjerë, megjithatë, duke pasur parasysh se këtë vit 20 vjet nga Deklarata e Selanikut, e cila nënvizonte se e ardhmja e Ballkanit është brenda BE-së, zoti Mitsotakis dëshiron të dërgojë mesazhin se Greqia vazhdon të punojë për këtë qëllim si një forcë udhëheqëse në Ballkan. “Greqia, e cila ka forcuar gjurmën e saj gjeopolitike dhe energjetike në rajon gjatë katër viteve të fundit, qëndron pranë Ballkanit Perëndimor si anëtare e familjes evropiane, por edhe si ekonomia më e madhe në rajon dhe dëshiron integrimin e tyre europian, për të cilën ka kushte”, theksojnë burime qeveritare, duke dërguar kështu një mesazh që në këtë fazë adresohet kryesisht në Tiranë./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
Ministri grek: Shqipëria duhet të harrojë kursin europian nëse pengon betimin e Belerit

Ministri grek: Shqipëria duhet të harrojë kursin europian nëse pengon betimin e Belerit

Kaliforni, jo vetëm uragani Hilary, shteti amerikan goditet edhe nga një tërmeti

Kaliforni, jo vetëm uragani Hilary, shteti amerikan goditet edhe nga një tërmeti

“Sterilizimi”, ish-ministri Beqja do të pyetet sërish nga SPAK

“Sterilizimi”, ish-ministri Beqja do të pyetet sërish nga SPAK

TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com