Komisioni Hetimor për të dhënat e TIMS do të zhvillojë mbledhjen e radhës më 2 korrik në orën 11:00.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, mësohet se do të zhvillohen disa seanca dëgjimore me disa dëshmitarë.
Në këtë seancë pritet të pyeten dëshmitarët Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit; Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:
Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:
- Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
- Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;
- Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;