Majlinda Bregu dhe Eduard Selami janë bërë sërish protagonistë në mbledhjen e grupit të PD. Edhe pse mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura disa batuta të thëna aty janë zbardhur nga gazetarët. Kështu mësohet se Eduart Selami është shprehur se “kjo humbje në Dibër nuk mund të justifikohet vetëm me blerjen e votës. Edhe ne si parti duhet të bëjmë një analizë të saktë”. Nga ana tjetër Bregu është shprehur se “të paktën me njëri-tjetrin duhet të jemi të hapur dhe të qartë, pasi po bëhen deklarata konfuze lidhur me humbjen në Dibër”.
Lajmi në përditësim…