Ka përfunduar mbledhja e grupit të PD-së dhe videokonferenca e ndërkombëtarëve me deputetët të PD-së.
Mësohet se brenda PD-së thonë se kreu i grupit të PPE-ve, Joseph Daul i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që të rikthehet te tryeza e dialogut.
Sipas tij, PD duhet të mos i bojkotojë zgjedhjet. “Hyni ne zgjedhje dhe pranoni nje kompromis me kryeministrin”, ka thene Daul. Në të njëjtën valë ishte edhe komisioneri Hahn.
Ai ka garantuar kreun e PD-së se do të shtojë vëzhguesit për zgjedhjet dhe do të adresojë një për një çështjen e kanabisit.
Tani pritet vetëm produkti i tryezës së thirrur nga Nisahani ditën e nësermë mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Rama.