Prokurorët e SPAK kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.
Teksa jashtë Kryesisë së Kuvendit do të mbahet një protestë nga opozita, në orën 12:00 do të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për ashpërsimin e masës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sakaq, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për protestën, ku forca të shumta policie të pajisur me maska kundragaz janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.