Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama: Viti 2023 me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte

2024/01/12 at 12:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama: Viti 2023 me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte

Ka rinisur punën Këshilli Ekonomik Kombëtar me mbledhjen e parë të zgjeruar për këtë vit, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

KEK do të shërbejë si një platformë për dialogun e shtuar, duke krijuar edhe disa komitete sektoriale të veçanta, të cilat janë të domosdoshme me qëllim marrjen dhe përthithjen e dijes që komuniteti i biznesit zotëron për sektorët specifikë.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se këtë Këshill e konsideron një instrument për të adresuar problemet, për të diskutuar për mënyrën se si duhet t’i qasen sfidave dhe për të ndërvepruar me sektorin privat dhe me institucione të tjera të pavarura.

Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se viti i shkuar ishte viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte dhe po ashtu edhe një vit që i dha vendit progres të mëtejshëm edhe në hapjen e ekonomisë në rajon.

“Kemi dhe arsye të qenësishme për t’u ndjerë optimistë për të nesërmen, por kemi edhe arsye të qenësishme për të reflektuar mbi gjërat që duhen bërë më mirë ose që mbeten për t’u bërë, në mënyrë që edhe viti në të cilin jemi dhe viti i ardhshëm të vazhdojnë të na japin progresin e vitit të shkuar dhe të vitit përpara tij. Faktikisht është diçka që e thonë të gjithë, që viti që sapo mbyllëm ishte një vit i mirë për ekonominë shqiptare dhe ishte një vit i jashtëzakonshëm në mënyrë të veçantë për turizmin në Shqipëri, duke bërë që të ardhurat nga turizmi të kalojnë shifrën e 3 miliardë eurove, duke bërë që numri i turistëve të jetë më shumë se trefishi i popullsisë rezidente në Shqipëri dhe nga ana tjetër, duke bërë që gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë të reflektohet edhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë, në 10.5%.  

Në anën tjetër, viti i shkuar ishte viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte dhe po ashtu edhe një vit që na dha progres të mëtejshëm edhe në hapjen e ekonomisë sonë në rajon, por jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, me më shumë aktorë, më shumë aktivitet edhe jashtë kufijve të vendit me një bilanc tregtar të përmirësuar më tutje, me eksporte të rritura dhe me një interes shumë të rritur të investitorëve të huaj, sidomos në fushën e energjisë dhe turizmit për të investuar në Shqipëri.

Nuk dua të zgjatem më tutje me panoramën aktuale të ekonomisë sepse ne, këtë Këshill e konsiderojmë një instrument për të adresuar bashkërisht problemet, për të diskutuar bashkërisht për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave dhe për të ndërvepruar me sektorin privat dhe me institucione të tjera të pavarura, në mënyrë që procesi i rritjes të jetë një proces që të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë edhe nga mundësitë ende të pashfrytëzuara që ne kemi.

Kështu që mendoj se për të hyrë më në detaje, duhet të flasin njerëzit më të duhur në këtë tryezë, duke filluar nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, e cila ka një përgjegjësi të posaçme, në radhë të parë në aspektin që sapo thashë të krijimit të sinergjisë, një sinergjie sa më optimale mes insitucioneve dhe sipërmarrjes,  të leximit sa më adekuat të të gjitha problematikave që sipërmarrja has apo që zhvillimi ynë ndesh për shkak të rregullave dhe për shkak të burokracisë  dhe patjetër duke adresuar me sa më shumë ngulm edhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me procesin e avancuar të integrimit evropian.

Shqipëria tanimë ka filluar negociatat me BE, proces shumë impenjues, jo vetëm për qeverinë, jo vetëm për institucionet publike, por është shumë impenjues edhe për vetë sipërmarrjen, kështu që duke ju falenderuar edhe një herë të gjithëve për praninë tuaj këtu, anëtarët e nderit qe janë në ekran; profesor Hausman, proferor Roller dhe një mike e paepur e Shqipërisë Tahseen Sayed e cila për një periudhë të karrierës së saj, ka drejtuar Bankën Botërore në Tiranë. 

Dhe duke ia lënë ministres fjalën që dhe t’ju njohë me një risi të bukur që mendoj do të jetë një mundësi më shumë për të shtuar dialogun me sipërmarrjen dhe për t’i dhënë më shumë peshë komunikimit mes sipërmarrjes dhe qeverisë dhe më shumë shpejtësi, -unë dua të falenderoj edhe Sekretarin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, i cili vjen nga sipërmarrja dhe i cili pranoi ftesën e ministres për t’u bërë pjesë e këtij kapitulli të ri të Këshillit Ekonomik Kombëtar”, u shpreh Kryeministri.

Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës/Majko: Një njeri që tejkaloi veten!
Kryesore

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës/Majko: Një njeri që tejkaloi veten!

10 Qershor, 2025 11:51 am
Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta
Bota

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta

10 Qershor, 2025 11:48 am
Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar
Aktualitet

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

10 Qershor, 2025 11:37 am
Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle
Bota

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle

10 Qershor, 2025 11:29 am
Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

10 Qershor, 2025 11:22 am
Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin
Aktualitet

Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin

10 Qershor, 2025 11:08 am
Del nga SPAK pas../ Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje
Aktualitet

Del nga SPAK pas../ Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje

10 Qershor, 2025 11:08 am
“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë
Aktualitet

“DHL më e mira..”/ Celibashi: U kursyen 2 mln euro. Vota e diasporës, proces model

10 Qershor, 2025 10:53 am
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin

10 Qershor, 2025 10:47 am
Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…
Aktualitet

Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…

10 Qershor, 2025 10:40 am
Para
Beqaj del nga SPAK: Kam ardhur me ndihëm e avokatit, me automjetin e famshëm luksoz 

Beqaj del nga SPAK: Kam ardhur me ndihëm e avokatit, me automjetin e famshëm luksoz 

Arrestohen 2 persona në Vlorë, sekuestrohen 2 armë zjarri, municion dhe 1 automjet

Arrestohen 2 persona në Vlorë, sekuestrohen 2 armë zjarri, municion dhe 1 automjet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, Audi “fluturon” mbi trafikndarëse 

Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”, një i plagosur

TE FUNDIT

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës/Majko: Një njeri që tejkaloi veten!

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës/Majko: Një njeri që tejkaloi veten!
10 Qershor, 2025

Pandeli Majko ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministri të Kosovës, Bujar Bukoshi në moshën 78-vjeçare. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta
10 Qershor, 2025

“Ambiciet ekspansioniste të Rusisë nuk duhen nënvlerësuar”. Kështu ka paralajmëruar Shërbimi Federal i Inteligjencës gjermane. “Inteligjenca gjermane është shumë e...

Lexo më shumë

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar
10 Qershor, 2025

Policia e Bulqizës ka zbuluar në malin e fshatit Okshtun një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara...

Lexo më shumë

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle
10 Qershor, 2025

Pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, të paktën pesë persona kanë humbur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com