Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, 2 në pranga

2025/05/29 at 10:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, 2 në pranga

Gjenden të fshehura në autobusin e një agjencie udhëtimi dhe sekuestrohen  74 240 euro, si dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara. Policia Kufitare në Kakavijë  dhe strukturat e DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin e koduar “Pa identitet”, ku u vunë në pranga 2 shtetas, drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë, si dhe është proceduar penalisht drejtuesi tjetër i autobusit.

“Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur dhe qenin e Policisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani).

Shuma e parave, dokumentet false dhe 4 celularë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit:  

-A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;  

-K. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i agjencisë së udhëtimit dhe dërguesi i dokumenteve false, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 57 vjeç, banues në Dimal, shoferi tjetër i autobusit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, pronari i agjencisë së udhëtimit dhe pritësi i shumës së parave, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave“, thuhet në njoftrimin e policisë.

Materialet proceduarale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

PKK Kakavijë

Finalizohet nga Policia Kufitare dhe strukturat e DVP Gjirokastër, operacioni i koduar “Pa identitet”.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, goditen një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe një rast i falsifikimit të dokumenteve.

Gjenden të fshehura në autobusin e një agjencie udhëtimi dhe sekuestrohen  74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara.

Vihen në pranga 2 shtetas (drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë). Procedohet penalisht drejtuesi tjetër i autobusit.

Shpall në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit (pritësi i shumës së parave).

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme që kryejnë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore, kanë goditur në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër dhe me autoritetet doganore, një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe një rast të falsifikimit të dokumenteve.

Në dalje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusi i një agjencie udhëtimi, që drejtohej nga shtetasi A. L.. Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur dhe qenin e Policisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani).

Shuma e parave, dokumentet false dhe 4 celularë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

-K. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i agjencisë së udhëtimit dhe dërguesi i dokumenteve false, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 57 vjeç, banues në Dimal, shoferi tjetër i autobusit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, pronari i agjencisë së udhëtimit dhe pritësi i shumës së parave, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet proceduarale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ju sugjerojmë

SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
Bota

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

26 Shtator, 2025 2:14 pm
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
Bota

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 Shtator, 2025 1:56 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin
Bota

Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin

26 Shtator, 2025 12:43 pm
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte
Bota

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 Shtator, 2025 12:37 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Para
Alizoti shkon në burgun e Fierit: Para ’90 vizitoja babain e burgosur nga Enever Hoxha, sot Salianjin e burgosur nga Rama

U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia

Bardhi debate me Spiropalin dhe Ballën, mbyllet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Bardhi debate me Spiropalin dhe Ballën, mbyllet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e zv.Sekretarit të Shtetit:Politika e pafundme, armik…

TE FUNDIT

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
26 Shtator, 2025

SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar për vrasjen e Klevis Lleshit, në gusht të viti 2020. Sipas Prokurorisë së...

Lexo më shumë

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
26 Shtator, 2025

Pasi shkarkoi Erjon Veliajn dhe formoi grupin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet me në krye Belinda...

Lexo më shumë

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
26 Shtator, 2025

PD kërkon një mocion me debat në parlament për prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si...

Lexo më shumë

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
26 Shtator, 2025

Moldavia, një vend që fitoi pavarësinë nga BRSS në vitin 1991, thuhet se është përsëri nën presion të fortë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com