Më shumë se 3500 majmunë kanë pushtuar pjesën qendrore të Tajlandës duke bërë që qyteti i Lopburit të mbyllë të gjitha bizneset dhe blerësit të zhduken plotësisht.
Majmunët janë bërë një problem kaq i rëndësishëm sa qyteti i njohur i Lopburi rrezikon të bëhet një qytet fantazmë pasi investitorët kinezë po mbajnë paratë e tyre derisa të qartësohet çështja.
Të gjithë banorët janë mbyllur në shtëpi nga frika e majmunëve.
“Ne jetojmë në kafaz, por majmunët jetojnë jashtë,” tha një qytetar.
Departamentit të Parqeve Kombëtare të Tajlandës i është dashur të fillojë një program sterilizimi me shpresën se do të jetë në gjendje të frenojë popullsinë e majmunëve të qytetit në rritje të shpejtë./Opinion.al