Ditën e sotme maturantët do të zhvillojnë provimin e Matematikës.
Janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që do i nënshtrohen testit të tretë të maturës.
Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe janë hartuar teste të veçanta.
Maturantët kryen provimin e Anglishtes më 1 qershor, atë të Gjuhë Shqipe dhe Letërsi më 7 qershor.
Lënda me zgjedhje është provimi i fundit, që do zhvillohet më datë 19 qershor.