Numri i të vdekurve si pasojë e tërmeteve të së hënës në Turqi dhe Siri është rritur sërish në orët e fundit. Tashmë është konfirmuar se vetëm në Turqi kanë vdekur 20,665 persona. 3553 të tjerë kanë humbur jetën nga tërmeti në Siri. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 24,218.
Ndërkohë, rreth 80,000 njerëz janë lënduar nga tërmeti që goditi rajonin.
Sakaq, sipas raportimeve të mediave të huaja 93,000 persona të prekur janë evakuuar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore dhe se më shumë se 166,000 personel janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit.