Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 200 mijë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së në 5 vite

2024/07/12 at 2:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Bjellorusisë

Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian gjatë vitit 2022 duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia Europiane e Statistikave, “Eurostat” dhe Rrjetit Europian për Migrimin.

Dy vendet fqinje me Shqipërinë, të njohura tre dekadat e fundit dhe për emigrimin e lartë të shqiptarëve , Italia dhe Greqia janë kryesoret në Europë për numrin e lartë të lëshimit të nështetësive për shtetasit shqiptarë.

Ndërsa referuar të dhënave të Eurostat-it, për pesë vitet e fundit mbi 213 mijë shqiptarë fituan shtetësinë një një vend të Bashkimit Europian.

Sipas raportit vjetor mbi migrimin dhe azilin në Europë, 6920 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil gjatë vitit 2023 në një vend të Bashkimit Europian.

Shqiptarët kryesojnë në vitin 2023 listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për nga numri i azilkërkuesve në Europë dhe renditen edhe të pestët në Europë pas turqve, gjeorgjianëve, rusëve dhe ukrainasve.

Ndërkohë, sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen të dytët në Europë pas ukrainasve për nga numri i refuzimeve të hyrjes në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2023.

Rreth 13855 shtetas shqiptarë që përbëjnë 11.6% të refuzimeve pasojnë rreth 18330 shtetas nga Ukraina, që iu refuzua hyrja në në vend të Bashkimit Europian vitin e shkuar.

Sipas raportit shqiptarët renditen të dytët pas gjeorgjianëve edhe për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend të tretë gjatë viti 2023.

Sipas raportit 7870 shtetas shqiptarë që përbëjnë 8.5% të kthimeve pasojnë 10 390 gjeorgjianë që kryesojnë listën e vendeve për kthimet e detyruara të migrantëve jo të rregullt nga vendet europiane.

Ndërkohë raporti për migrimin dhe azilin thotë se rreth 76 mijë shqiptarë janë evidentuar në marrjen e lejeve të reja apo të një statusi ligjor të qëndrimit gjatë vitit 2023 në vendet e Bashkimit Europian.

Raporti nuk përfshin migrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe që doli nga Bashkimi Europian.

Vetëm gjatë vitit 2022 sipas autoriteteve britanike 12658 emigrantë nga Shqipëria u futën në mënyrë të parregullt në Britaninë e Madhe kryesisht nga Kanali La Manshit me varka të vogla.

Të dhënat britanike për periudhën shtator 2022 – shtator 2023, tregojnë se Britania e Madhe përjetoi një rritje të konsiderueshme në kthimet e detyruara të shtetasve të huaj që arritën në 5,506 persona, nga të cilët shqiptarë, përbëjnë mbi gjysmën (52%) të kthimeve të detyruara./VOA

Ju sugjerojmë

Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri

3 Janar, 2026 10:24 am
Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren
Aktualitet

Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

3 Janar, 2026 10:13 am
Sulmi në Venezuelë/ Presidenti i Kolumbisë: Të mblidhet urgjent OKB
Bota

Sulmi në Venezuelë/ Presidenti i Kolumbisë: Të mblidhet urgjent OKB

3 Janar, 2026 10:10 am
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

CBS News: Trump dha miratimin për sulme ushtarake në Venezuelë disa ditë më parë

3 Janar, 2026 9:43 am
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
Trump paralajmëron Iranin se SHBA do të ndërhyjë nëse vriten protestuesit
Bota

Trump paralajmëron Iranin se SHBA do të ndërhyjë nëse vriten protestuesit

3 Janar, 2026 9:32 am
Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
Bota

Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin

3 Janar, 2026 9:27 am
Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
Aktualitet

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

2 Janar, 2026 9:24 pm
Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Para
Spiropali i përgjigjet deputetit të PD: Përse keni frikë nga gratë zoti Bardhi?

“Nga mësuesit, mjekët apo policët”/ Spiropali: Rritja e pagave, premtim i mbajtur

Fredi Beleri zyrtarisht kandidat për eurodeputet i partisë së djathtë greke “Demokracia e Re”

U zgjodh eurodeputet/ Mediat greke: Beleri siguron lejen për të marrë pjesë fizikisht në betimin e tij në Parlamentin Europian

Komisioni Europian: 86% më shumë turistë në Shqipëri

Komisioni Europian: 86% më shumë turistë në Shqipëri

TE FUNDIT

Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri

Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri
3 Janar, 2026

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën në qytetin e Vlorës. Për pasojë janë arrestuar dy të...

Lexo më shumë

Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren
3 Janar, 2026

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në të gjithë vendin, ndërsa...

Lexo më shumë

Sulmi në Venezuelë/ Presidenti i Kolumbisë: Të mblidhet urgjent OKB

Sulmi në Venezuelë/ Presidenti i Kolumbisë: Të mblidhet urgjent OKB
3 Janar, 2026

Presidenti kolumbian Gustavo Petro denoncoi sot një sulm me “raketa” ndaj Karakasit, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin...

Lexo më shumë

CBS News: Trump dha miratimin për sulme ushtarake në Venezuelë disa ditë më parë

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
3 Janar, 2026

Donald Trump i dha dritën jeshile ushtrisë amerikane për të kryer sulme tokësore në Venezuelë – kryesisht në instalimet ushtarake...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com